Këngëtari kolumbian Maluma, një nga këngëtarët e himnit zyrtar të Kupës së Botës në Katar, u largua nga një intervistë pasi gazetari e pyeti për përfshirjen e tij në turne pavarësisht shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Katari.

Gazetari iu drejtua duke thënë se këngëtarë si Shakira dhe Dua Lipa kishin refuzuar të merrnin pjesë në Katar për shkak të shkeljes së të drejtave në këtë vend, dhe përse ai kishte pranuar.

Advertisements

“Po, por është diçka që nuk mund ta zgjidh. Unë thjesht erdha këtu për të shijuar jetën, për të shijuar futbollin dhe festën e futbollit”, tha Maluma për gazetarin e izraelit Kan Moav Vardi.

“Nuk është diçka me të cilën në fakt duhet të përfshihem. Unë jam këtu duke shijuar muzikën time dhe jetën e bukur, duke luajtur edhe futboll”, tha ai.

Edhe pse e pa që këngëtari po mërzitej, gazetari vijoi edhe më tej duke thënë se njerëzit mund të jenë të mërzitur nga përgjigja e tij dhe se kjo mund të ndihmonte regjimin në Katar.

Advertisements

“A duhet t’i përgjigjem kësaj pyetjeje?” Tha Maluma duke parë nga ekrani.

“Ti je i pasjellshëm,” i tha Maluma Vardit, ndërsa ai u ngrit në këmbë dhe doli nga intervista.