Një sherr masiv mes disa të rinjve është regjistruar së fundmi në zonën e Oxhakut në Tiranë. Mësohet se disa të rinj, pasi kanë dalë nga makinat janë përleshur me grushta dhe shkelma me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, aty ka rastisur edhe një efektiv policie i rrugores, por e ka pasur të pamundur të ndalojë ngjarjen.

Advertisements

Ndërkohë ende nuk dihet se kush janë të rinjtë të përfshirë në sherr. Policia gjithashtu nuk ka një njoftim zyrtar.

Të gjithë banorët e zonës janë tmerruar nga kjo përleshje masive.

Advertisements