Një tragjedi e rëndë familjare ka ndodhur para dy dite në fshatin Senik komuna e Malishevës, ku një fëmijë ka ndërruar jetë. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan në humbjen e jetës së fëmijës, shkruan pemajetes.com.

Lajmin e dhimbshëm e kanë dhënë familjarët, të cilët kanë njoftuar për varrimin e tij, i cili është bërë në orën 13:00, me kohën e namazit të drekës në varrezat e fshatit Senik. Varrimi i tij është bërë dje në këtë fshat.

Advertisements

“Ka ndërruar jetë Diar Burim Zulfaj, varrimi i të ndjerit bëhet sot, e Hënë ora 13:00 në varrezat e fshatit Senik. Allahu e shpërbleftë me Xhenet shpirtin e ti të bardhë!”, ka njoftuar faqja e xhamisë së fshatit Senik të komunës së Malishevës. Me të marrë lajmin e hidhur, shumë familjarë dhe bashkvendas së këtij fshati, kanë dërguar ngushëllimet e tyre për familjen Zulfaj. /pemajetes.com