Babë e bir të cilët i mori rrjedhja e përroit të Bogës së bashku me automjetin e tyre në Malësi të Madhe, janë gjetur të pajetë mëngjesin e së hënës nga forcat e policisë.

Policia ka publikuar pamjet nga momentet kur nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, bënë të mundur gjetjen e dy trupave të babë e bir.

Advertisements

Trupat e tyre u gjetën pas 16 orë kërkime intensive që prej ditës së djeshme kur u dha alarmi për zhdukjen e tyre. 50-vjeçari Pjetër Rushaj po udhëtonte me makinë së bashku me djalin dhe vajzën e tij.

Rrjedha e ujit mori përpara makinën e tyre. Fatmirësisht vajza mundi të dilte dhe shpëtoi. Ndërsa për fat të keq, at e bir nuk ja dolën dot.

Video më poshtë:

Advertisements