Ndodh edhe kjo, që një kryebashkiaku socialist t’i hiqet patentat për shkak të shkeljeve gjatë qarkullimit me makinë në rrugë. Rasti është i kryetarit të bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili shprehet se prej një muaji është pa patentë.

“Unë aktualisht s’kam patentën për shembull. Para një muaji ma kanë hequr, për shkelje në trafik”, tha Ndreu në emisionin “Aldo Morngin Show” duke theksuar se “shkelja ishte përtej limitit të tolerancës”.

Advertisements

Ai shprehet se policia mund të jetë tolerante, por kjo varet edhe nga vendi se ku ndodh shkelja. Megjithatë ai ka thënë se në një moment të gjithë bëhemi shkelës.

“Marzhi i tolerancës është zbatuar gjithmonë është e vërteta, nuk është se ka pasur vendime arbitrare.

Ndonjë tek-tuk, ka dhënë edhe masa ekstreme në këto raste, por në përgjithësi, policia i zbaton, nëse ke të bësh me një të sëmurë apo situatë emergjence,

Advertisements

Marzhi i tolerancës ka ekzistuar gjithmonë, por kjo nuk do të thotë se të duhet të rrezikosh seriozisht njerëzit që ke në makinë apo njerëzit e tjerë përreth. Është e natyrshme, na ndodh të gjithëve që të jemi realist. Në një moment të caktuar ne të gjithë mund të bëhemi subjekt i një shkelje të tillë”, u shpreh Ndreu.