Këngëtarja shkodrane, Rosela Gjylbegu është siguruar të njihet gjithmonë në media vetëm për talentin dhe punën e saj, jeta personale e saj ka marrë rrallëherë vëmendjen e publikut.

Por dy muaj më parë, me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rosela bëri publike lidhjen e dashurisë duke ndarë edhe një foto me partnerin.

Advertisements

Këngëtarja nuk është shumë aktive në rrjetet sociale, por sot jo vetëm që ka publikuar foto në profilin e saj dhe në InstaStory, por ka bërë habi edhe me deklaratat e saj.

“Ndonjëherë të duhet të luash rolin e budallit për të mashtruar gënjeshtarin që mendon se po të mashtron”.

Pak e thellë kjo shprehje e Rosëlës ama fjala kyçe është e qartë, mnashtrimi dhe mashturesi.

Advertisements

Për më tepër ajo e shoqëron foton me një këngë. E gjeni dot cilën? Pikërisht “Ti nuk më gënjen mua”, e kënduar nga Queen.

“Gjithmonë mendoj se pjesa më e madhe e njerëzve nuk janë në gjendje me njohë e rinjohë shpirtin e tyne.Në fund të fundit pothuajse shumica e njerëzve jeton tuj ushqy veç trupin thuajse asnjëherë shpirtin”, shkruan po ashtu Rosela.

Një peisazh i bukur shoqëruar me këngën, “Just the ëay You Are” nga Diana Krall e cila thotë se nuk duhet të ndryshosh për asgjë dhe askënd.

Shpresojmë që Rosela Gjylbegu të mos jetë e lënduar edhe pse vargjet thonë të kundërtën.