CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Një polic i patrullës së përgjithshme në Shëngjin është arrestuar së fundmi në Itali, pasi grabiste vilat e italianëve bashkë me dy shokë të tjerë.

Mediat sqarojnë se Klisman Nikolli, ndodhej nën vëzhgim prej kohësh në Shqipëri, pasi dyshohet për shpërdorim detyre dhe i implikuar në kultivimin e bimëve narkotike.

Advertisements

Gjithashtu, ai ishte edhe në përgjim, por u arrestua vetëm në 17 Nëntor, nga karabinierët në Itali, kur po tentonte të vinte në Shqipëri.

Në dhomën e hotelit në San Stino di Livenza, ku ndodhej me bashkë të hetuarit Viktor Bilani, 30 vjeç dhe Flor Koca, 35 vjeç, Klismani u mor dhe u dërgua për në komisariat dhe jo në aeroport, ashtu siç priste.