Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Një 39-vjeçar ka humbur jetën pas një garë me makina te Arena Karting Albania. Mbrëmjen e djeshme, te Arena Karting Albania, gjatë garave me mjete sportive, shtetasi F. A., duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. M., 39 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi A. M., ka humbur jetën. Ndërkohë në pranga ka rënë një 40-vjeçar, që po bente gara me viktimën.

Njoftimi i policise:
Informacion shtesë mbi aksidentin me pasojë vdekjen e 40-vjeçarit, ndodhur mbrëmjen e sotme, në fshatin Pjezë, Shijak, te Arena Karting Albania. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, kanë bërë arrestimin e shtetasit F. A., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Advertisements

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Pjezë, Shijak, te Arena Karting Albania, gjatë garave me mjete sportive, shtetasi F. A., duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. M., 39 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi A. M., ka humbur jetën. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme