Dalin emrat! Zyrtarët e lartë në kërkim për inceneratorët

“5pyetjet.al” publikon emrat e personave që janë shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen e inceneratorëve. Mes tyre janë tre emra të njohur, biznesmeni Arben Dervishaj, i arrestuar dhe Ariola Kodra administratore e Inceneratorit te Tiranës, por edhe i Fierit, Loran Dusha. SPAK ka kryer kontrolle në disa banesa dhe ambiente të ndryshme, por disa prej tyre nuk janë gjetur dhe dyshohet se ndodhen jashtë vendit.

Zyrtarët në kërkim nga SPAK;

Arber Denizi

Juri Ymeraj

Silvester Dreza

Gentian Zifla

Arjola Kodra

Enver Sheshi

Robert Shabani

Regan Merdani

Luran Dusha

Arben Dervishaj-arrestuar

Kush është Arben Dervishaj dhe roli te inceneratorët?

Arben Dervishaj është zv.president i Shoqatës së Ndërtuesve dhe numri dy i FSHF-së. Sipas hetimeve të SPAK, Arben Dervishaj në rolin e supervizorit rezulton se me kompaninë e tij ka konfirmuar se janë kryer punimet në inceneratorin e Fierit ndërkohë që nga hetimet e thelluara ka rezultuar që sitaucionet e punimeve nuk kanë qenë si janë deklaruar nga ana e supervizorit Dervishaj.

Arben Dervishaj ka përfituar mbi 740 mijë dollarë ose 744 milionë lekë të vjetra për konsulencën e dhënë për inceneratorët. Sipas raportimeve të mëparshme paratë rezultojnë të jenë marrë në 4 vite të ndryshme, përmes 21 faturave nga 2018-2021, në shuma te ndryshme që variojnë nga 80 milionë lekë të vjetra deri në 313 milionë lekë të vjetra në vit.

Emri i tij doli në skenë në dëshminë që dha në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, administratorja e koncesionit të Tiranës, Arjola Kodra. Administratorja Kodra ka bërë të ditur se firma e “Integrated Energy BV SPV”, ka paguar konsulencën për kompaninë “Ave Consulting” sh.p.k.

/5pyetjet.al