Çudira të shumta ndodhin në vendin tonë, por ajo që ka mbërritur së fundmi nga Kamza është për të vënë duart në kokë.
Një qytetari i është rrezikuar jeta nga një grua, e cila nuk ndaloi në vijat e bardha. Ajo e ka përplasur atë, por lehtë fatmirësisht, vetëm pak në këmbë. Por nuk ka mjaftuar kjo.
Advertisements
Burri është inatosur dhe i është kthyer gruas që desh i mori jetën, por kjo e fundit nuk e ka duruar dot këtë dhe ka dalë nga makina dhe e ka goditur.
Ai përpiqet t’i thojë që nuk ka asnjë faj, pasi është në vijat e bardha, por gruaja nuk e ndal dhunën. Edhe për këtë rast, JOQ i bën thirrje policisë që të reagojë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në Kamëz.
Kur do i vijë fundi këtyre ngjarjeve?!
Advertisements