Seanca e ndërmjetësimit në rubrikën “”Shihemi në gjyq” në Tv Klan solli ditën e sotme situatën e vështirë të zotit Mynyr.

Ai vinte dhe ikte në Greqi dhe deri në vitin 2013 nga martesa e tij kishte vetëm një vajzë. Por 16 vite pas lindjes së vajzës,

Advertisements

merr lajmin e mirë se gruaja e tij ishte shtatzënë dhe në jetë vjen një djalë. Ky ishte një lajm shumë i bukur, që familja mezi e kishte pritur.

Por jeta dhe martesa e tij ndyshoi në Shkurtin e vitit të kaluar. Gruaja i kërkon divorcin dhe i thotë që nuk do e ka dashur dhe nuk e do atë.

Pas ndarjes, ajo i thotë që fëmija nuk është i tij dhe kjo ishte tepër e rëndë për të. Për ta vërtetuar këtë gjë, bën analizën e ADN-së në Greqi dhe zbulon se fëmija nuk ishte i tij.

Advertisements

Sot ai ka thirrur vëllain e tij, Fitimin dhe kërkon prej tij llogari, pse ai nuk i ka treguar për situatën sepse shprehet se të gjithë në zonën ku ata banonin, e dinin që sjellja e ish-gruas së tij nuk ishte e mirë.