A është e vështirë për vajzat me arsim të lartë të vendosin për martesë? A ndikon arsimi i lartë në gjetjen apo mos gjetjen e partnerit ideal? Kjo ishte tema e rubrikës “Vox Pop” me Enkin në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora.

Edhe pse nuk ka një recetë për gjetjen e partnerit ideal, një pjesë e qytetarëve pohojnë se pretendimet e vajzave me universitet rriten me kalimin e kohës dhe se kjo gjë i vështirëson ato të vendosin për bashkëshortin e jetës.

Advertisements

Përgjigjet e qytetarëve – “Varet nga preferencat që ka. Siç është vajza ime me arsim të lartë dhe ai duhet të ketë nivelin e saj”, thotë një nga të intervistuarat.

“Sot gjen më kollaj një vajzë po pate lekë, si të arsimuar si të paarsimuar”, është komenti tjetër për këtë temë që sjell shumë reagime të ndryshme.

“Gruaja duhet të dijë që burri është burrë, çfarë ka që t’i shërbejë burrit, i shërben familjes”, shton një tjetër. Ka edhe nga ata që nuk janë kategorikë për pjesën e shkollës.

Advertisements

“Është e rëndësishme të ketë arsimin e lartë, por jo të jetë e fiksuar pas shkollës”. Përgjigjet e qytetarëve RTV Ora i ka publikuar në Youtube.