Sistemi bankar i pagesave të hyjë tek e-Albania. Kjo do të thotë se do të nisë ndërveprimi i AKSHI-t dhe platformave bankare në internet banking.

Ky “bashkim” do të bëhet me qëllim pagesën e shërbimeve të përfshira në e-Albania drejtpërdrejt nga llogaria bankare personale.

Advertisements

Sektori bankar ka informuar mediat se ky proces do të bëhet nëpërmjet një autentifikimi të veçantë të çdo klienti për të hyrë në platformën banking të e-Albania. Kjo procedurë do të jetë e njëjta me atë që ndiqet për t’u loguar në aplikacionin e bankës.

Rikujtojmë se skandali i rrjedhjes së të dhënave personale nga AKSHI u harrua ashtu si çdo gjë tjetër në Shqipëri, ku çudia më e madhe zgjat tre ditë.

Nëse më parë qytetarët aludonin me shaka se e vetmja gjë që kishte mbetur pa u bërë publikisht e aksesueshme ishte llogaria bankare, bashkëpunimi mes bankave dhe AKSHI-t do të ndodhë në Janar të 2023-it.

Advertisements