Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, shpesh herë është bullizuar dhe kritikuar për peshën e saj.

Ndërkohë dhe verë Bebe ka bërë me dije më herët se ndonëse ka ndjekur një regjim ushqimor dhe palestër, rezultatet kanë qenë tepër të vogla.

Advertisements

Epo, si duhet për të gjithë këtë paska pasur një arsye, pasi së fundmi këngëtarja ka zbuluar se vuan nga sindroma e vezoreve policistike e quajtur ndryshe si PCOS.

Marrja e ilaçeve për trajtimin e kësaj sindrome e vështirëson humbjen e peshës dhe këtë e bëri të ditur vet Rexha përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Twitter.

“Sapo kuptova se kam PCOS, kështu që plus ilaçet e mia, e bëjnë kaq të vështirë humbjen e peshës. Unë kurrë nuk do të jem ‘heroinë e elegancës’”, shkroi Bebe në Twitter.

Advertisements

Sindroma e vezoreve policistike (PCOS), është një çrregullim hormonal që shkakton vezore të zgjeruara me kiste të vogla në skajet e jashtme. Shkaku i sindromës së vezores policistike nuk është kuptuar mirë, por mund të përfshijë një kombinim të faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë. Simptomat përfshijnë parregullsi menstruale, rritjen e tepërt të flokëve, aknet dhe mbipeshën.