Rreth një vit më parë, show-girl-i i njohur, Hueyda El Saied u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare pasi vuante nga kanceri i gjirit. Ajo la pas të birin, Gabrielin dhe bashkëshortin Thierry.

Ky i fundit gjatë një interviste për gazetaren Erjona Rusi, tregoi se shkon çdo ditë te varri i saj për t’i treguar rutinën e tij dhe të djalit. Me lot në sy, Thierry u shpreh se kjo gjë që bën i duket si një ditar.

Advertisements

“Një pjesë e familjes do të vijnë më 23 nëntor për përvjetorin e vdekjes. Do jetë diçka private sepse unë e Gabrieli kemi nevojë të kalojmë disa kohë vetëm gjatë këtyre momenteve me Hueydën. Do të jemi vetëm ne, ndoshta gjatë ditës me shumë pak familjarë tanë në mënyrë që të kemi një ditë jo të madhe paqësore. Shkoj çdo ditë te varri, i shpjegoj Hueydës rezultatet e mira të Gabirelit në shkollë. Është si një takim ditor me Hueydën. I shpjegoj se çfarë kam bërë, ndonjëherë udhëtimet e mia të punës. Thjesht i flas për jetën time dhe të Gabirelit. Është si një ditar në fakt”, tha ai./abcnews.al

Advertisements