Kryetari i Komunës së Tuzit dhe kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj është arrestuar nga Policia mbrëmjen e sotme në Podgoricë, Mal të Zi.

Sipas raportimit të medieve malazeze Gjeloshaj ndodhej së bashku me fëmijët e tij në makinë kur është ndaluar nga Policia. Pas ndalimit, ai është konfrontuar me efektivët gjë që ka çuar në arrestimin e tij.

Advertisements

Ai ka debatuar me policët pasi patrulla rrugore ka dërguar për kontroll teknik emergjent makinën e tij për shkak të xhamave të zinj. Sipas medieve fqinje ngjarja po trajtohet në Polici dhe pas përfundimit të procedurave do të jepet një deklaratë zyrtare.