Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lezhë-Laç. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se një autoambulancë ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.
Në ambulancën e përmbysur në mes të fushave ka qenë një pacient.
Advertisements
Nga përmbysja e ambulancës kanë mbetur të plagosur 4 persona, e mes tyre edhe staf mjekësor.
Policia ende nuk ka një reagim zyrtar në lidhje me aksidentin e rëndë.
Advertisements