Tre persona kanë mbetur të plagosur për shkak të një aksidenti të ndodhur pak minuta më parë në rrethrotullimin e quajtur “Omonia” në Vlorë.

Sipas policisë, dy drejtuesit e makinave të përfshirë në aksident dhe një pasagjer kanë mbetur të plagosur pas përplasjes. Ata janë transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Advertisements

“Rreth orës 19:30, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Omonies, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin V. B., është përplasur me një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin E. R. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit si dhe një pasagjer në automjetin “Audi”, shtetasi A. C., të cilët ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve”, bën me dije policia e qytetit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.