Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një këmbësor në rrugën “Inajete Dumi”.

Top Channel raporton se një qytetar ka dërguar pamjet e sigurisë në “Ti raporton”, të cilat tregojnë makinën teksa ka përplasur këmbësorin, pasi ka qenë duke ecur me shpejtësi në një rrugë lagjeje, ku kalojnë shumë qytetarë.

Advertisements

Pas aksidentit, qytetarët që po kalonin janë mbledhur për t’i dhënë ndihmën e shpejtë të plagosurit.

Nuk dihet ende gjendja e të plagosurit ose të plagosurës, ndërsa ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga ana e policisë.

Advertisements