Katër vite më parë kur në “E diela shqiptare” organizohej loja mes çi.fteve që konsistonte në gjetjen e fjalëve nga njëri partner, ndërkohë që tjetri mundohet ta shqiptojë saktë, morën pjesë edhe Olsi dhe Ariola.

Ata ishin një nga çiftet që sollën më shumë të qeshura gjatë lojës dhe me siguri video e mëposhtme do t’jua kujtojë.

Advertisements

Por çfarë ka ndodhur me ta pas 4 vitesh? Olsi dhe Ariola janë martuar dhe janë prindër të një vajze. Ata ishin pak kohë më parë të ftuar tek “Rudina” ku treguan historinë e tyre të dashurisë dhe u transmetuan disa pjesë nga klipi i martesës shumë i veçantë i bërë në dëborë.

“Unë e kam parë për herë të parë Ariolën në “Facebook”. Një shoqja jonë e përbashkët e cila merret me modeling më thotë: Kam një shoqe në master që është fiks tipi jot. Do që ta prezantoj? Pse jo, i thash unë.

Nuk po bëheshim mbarë për t’u takuar dhe i thash që t’më tregonte adresën e saj të “Facebook”. Ajo më nisi fotografinë dhe më pëlqeu shumë kur e pashë. Pas disa ditësh u bëmë shokë dhe kështu nisi”, tregoi Olsi.Largo reklamen ne linkun me poshte dhe shikoni fotot ne vazhdim

Advertisements