Një 25 vjeçar shqiptar është dënuar me 9 muaj burg, pasi u kap duke u kujdesur për “shtëpinë e barit” në Angli.

Gjatë kontrolli u gjetën dhe sekuestruan 81 bimë më të mëdha kanabisi dhe 91 bimë të vogla. Klodjan Kaboli tha se erdhi në Britaninë e Madhe për të punuar, për të mbledhur para që të paguante tarifat mjekësore të babait të tij.

Advertisements

Prokurorja Fiona Cortese tha se Kaboli u zbulua pasi banorët e zonës pranë ngritën shqetësimin për rritjen e kanabisit, ndërsa pas një kontrolli të Policisë u konfirmua era e fortë që vinte nga bimët narkotike, çka solli dhe ndërhyrjen e oficerëve.

25 vjeçari tha para gjykatës se merrte para për ushqim dhe lejohej të dilte nga banesa vetëm për të blerë ushqime.