Turqi- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Turqi.

Një gjuetar, i identifikuar si Ozgur Gevrekoglu po kthehej në banesën e tij dhe po fuste armët e gjahut në makinë, kur për një moment është qëlluar me armë nga qeni i tij.

Advertisements

Sipas informacioneve mësohet se qeni po ngjitej në makinë dhe putra e tij shkel këmbëzën e armës, e cila ishte e mbushur.

Për fat të keq, 32-vjeçari u qëllua dhe ndërroi jetë në vendngjarje, teksa ishte bërë baba vetëm dhjetë ditë më parë.