Dashuria vret. Madje vret edhe motrën si në këtë rast.

Një e re nga Florida po përballet me akuzën për vrasje të shkallës së parë për vrasjen me thikë të motrës së saj.

Advertisements

Fatiha Marzan, 21 vjeç, dyshohet se vrau motrën e saj 20-vjeçaren Sayma Marzan sepse ajo kishte flirtuar me të dashurin e saj.

Autoritetet thanë se Fatiha së fundmi zbuloi se i dashuri i saj në distancë prej pesë vitesh flirtonte me Sayman dhe se ai i kishte thënë asaj se e donte.

Motrat ndanin një dhomë gjumi. Fatiha telefonoi 911 duke i rrëfyer se ajo theri me thikë motrën e saj. Kur policia mbërriti në shtëpi, gjetën Sayman të vdekur brenda. Fatiha pranoi para tyre se e goditi Sayma në zemër tre deri në katër herë, thuhej në deklaratë.

Advertisements

Fatiha bleu një grup thikash nga Amazon dy javë para goditjes me thikë dhe i fshehu në dollap. Ajo planifikoi se kur do të vriste motrën e saj.

“Fatiha e dinte se duhej të priste derisa familja e saj të flinte për të goditur me thikë Sayma sepse ajo nuk donte që askush të dëgjonte”, thuhej në deklaratë.

Fatiha po mbahet në burg pa afat.