Enca Haxhia tërheq gjithmonë vëmendjen me postimet e saj. Ndjekësit janë mjaft kuriozë të dinë edhe për jetën e saj private. Burime për “iconstyle” bëjnë me dije se Enca është në një romancë me një djalë misterioz.

Madje, ka qenë vetë Enca ajo që ka publikuar pamje në story të një djali që dyshohet se mund të jetë i dashuri i saj.

Advertisements

Më herët, ajo ka publikuar një “Ask me a question”, duke i lënë hapësirë followers-ave të saj t’i bëjnë pyetje të ndryshme lidhur me jetën e saj personale apo profesionale.

Një nga pyetjet e ndjekësve të këngëtares ka qenë pikërisht për një lidhje të mundshme. Enca iu kthye duke dhënë një përgjigje që na bëri të gjithëve konfuzë.

“Ndoshta po, ndoshta jo.” – ka shkruar ajo në gjuhën angleze, teksa ka postuar një foto të dorës së saj, të bashkuar me dorën e një djali misterioz.

Advertisements