Gentian dhe Indrit Beqiraj, të cilët prej gati një vit kishin hyrë në “tregun” e vrasësve me pagesë, siç duket kanë hapur kutinë e pandorës edhe në qytetin e Durrësit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se përveç ngjarjeve të zbardhura, autoritetet e qytetit bregdetar janë duke punuar për mbledhje provash edhe për te paktën dy ngjarje të tjera kriminale që kanë ndodhur në qytetin e Durrësit. Sipas burimeve mësohet se dy vëllezëerit kanë rrëfyer për hetuesit për këto ngjarje, jo si persona që kanë marrë pjesë në këto ngjarje, por si persona që kanë pasur dijeni. Për këte shkak hetuesit tregohen mjaft të rezervuar për këto çështje, ndërkohë që vijojnë punën për mbledhjen e provave.

Përsa i përket dosjes së operacionit “Porositësi”, Fax News ka mësuar detaje të reja përsa i përket porosisë që vëllezërit morën nga polici i burgjeve Flamur Bejko. Sipas policisë polici i burgjeve i ka dhënë 3500 euro parapagim dy vëllezërve Beqiraj për të kryer një vrasje të dyfishtë. Shenjstra ishin dy të dënuar për trafik droge, që ishin izoluar në burgun e Durrësit ku punonte Bejko, pikerisht këtu ka nisur edhe konflikti. Referuar të dhënave nga dosja hetimore polici i burgjeve, i ka futur në disa raste drogë shtetasve S.Z., dhe I. H., për konsumim. Dy të dënuarit nuk e kanë paguar për punën “gardianin”. Ky i fundit u ka kërkuar atyre paratë kur ata janë liruar, por sërish ata jo vetëm që nuk i kanë paguar por edhe e kanë dhunuar fizikisht Flamur Bejkon. Për kete ai ka kërkuar hakmarrjen duke pajtuar dy vëllezërit për ti ekzekutuar keto persona, duke i dhënë paradhënie atyre 3500 euro. Sipas policisë vëllezërit atentatin e dyfishtë do e kryenin me tritol.

Advertisements

Në banesën e tyre policia ka gjetur e sekuestruar 4 kg tritol si dhe një armë zjarri automatike. Dëshmia e vëllezëeve Indrit e Gentian Beqiraj, përveç porosisë së marrë nga polici i burgjeve, kanë zbardh edhe 2 atentate mafioze me dy viktima e katër të plagosur, dhe një tjetër atentat i cili nuk u finalizua. Më konkretisht, u zbardh atentati i 4 janarit në Don Bosko, ku humbi jetën gabimisht Erjon Çela, pasi objektiv ishte daja i tij Geron Hysenbelliu. Ngjarja tjeter ështe vrasja e Arben Mërkuri i njohur si “Maneci”, në mujin maj në Sukth. Sipas dëshmisë së vëllezërve autor i këtyre dy ngjarjeve është Kevin Zeneli. Objektivi i rradhës i tyre ishte pikerisht Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i shijakut. Por, ky i fundit nuhati ndjekjen e vëllezërve dhe mbrëmjen e së premtes njërin prej tyre ai sëbashku me njerzit e tij e morën peng për gati 1km në rrugën tiranë-durrës. Porositës i të gjitha këtyre ngjarjeve ështe shtëtasi Kasandër Noga, aktualisht i arrestuar në Belgjikë, si autor i dyshuar i plagosjes së Erjon Hasanbelli.