Roslyn, një uragan i fuqishëm i kategorisë së 3-të, mbërriti në qytetin e Nayarit në Meksikë, mëngjesin e kësaj të shtune, me erëra të fuqishme dhe kërcënuese për jetën. Rosyln, i cili të shtunën ishte një uragan i kategorisë së 4-të, goditi brigjet pranë Santa Cruz në Nayarin verior, një qytet bregdetar me plazhe turistike mjaft të frekuentuara si Sayulita dhe Punta Mita.

Me erëra maksimale fillestare thuajse 195 km/h, ky uragan humbi fuqinë teksa iu afrua Meksikës qëndrore gjatë ditës. Një video e publikuar nga Agjencia e Mbrojtjes Civile në Meksikë tregonte pemë duke u lëkundur nga erërat e forta dhe reshjet e shiut.

Advertisements

Autoritetet meksikane hapën strehimore emergjente përgjatë zonave bregdetare të Nayarit dhe shtetit kufitar të Jalisco-s dhe paralajmëruan njerëzit që të mos u besojnë momenteve të qetësisë gjatë stuhisë, por të qëndrojnë të strehuar derisa zyrtarët të thonë se rreziku ka mbaruar.