Sot është një ditë zie për prezantuesin e njohur Hermes Nikaj. Babai i Hermesit ka ndërruar jetë. Lajmin e ka ndarë vetë prezantuesi në rrjete sociale, ku njofton me dhimbje ndarjen nga jeta të të atit.
Hermes bën të ditur se babai i tij ka pësuar infarkt teksa ka marrë ngushëllime nga kolegë e miq dhe ka dhënë detaje për përcjelljen për në banesën e fundit.
Advertisements
“Me hidhërim ju njoftoj se pak më parë, im atë, Maringleni ndërroi jetë. Varrimi bëhet nesër në 12 mesditë. Të pikëlluar familja”, shkruan Hermes.
Në një tjetër postim ka shkruar: “Ju jeni gjithnjë me mua, në të mirë e në të keq, në pamundësi për t’ju kthyer përgjigje sepse jeni pafund jua shpërblefsha në të mira e në gëzime. Ju jeni motivimi im për të ecur para dhe ma lehtësoni sadopak dhimbjen këto çaste”.
Advertisements