Mediat italiane publikuan sot krimin e rëndë të ndodhur në Bolzano, Viale Trieste. Një emigrant shqiptar ka vrarë në këtë zonë gruan e tij rumune dhe më pas është arratisur drejt Shqipërisë. Pas krimit shqiptari ka telefonuar të vëllanë i cili ka lajmëruar policinë italiane.

Kjo e fundit ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka parë që e ndjera Alexandra Elena Mocanu është gjendur e vdekur dhe e mbështjellë me batanije në dhomën e saj të gjumit. Burri i saj vrasës është identifikuar si shqiptari Avni Mecje, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

Advertisements

Sipas mediave vendase, zbulimi i trupit të pajetë të 35-vjeçares rumune është bërë të dielën pasdite por në ekspertizën paraprake dyshohet se ajo mund të ketë vdekur të shtunën. Ndërkohë policët italianë po hetojnë për të kuptuar arsyet që kanë shtyrë 42-vjeçarin shqiptar drejt krimit të rëndë.