Gazetarja Aida Topalli ka reaguar në lidhje me vdekjen 32-vjeçarit Lear Kurti, ku sipas ekspertizës mjeko-ligjore thuhet se humbi jetën pasi gëlltiti dy qese të vogla kokaine.
Por familjarët dhe opozita kanë hedhur poshtë pretendimet e ekspertëve, ku sipas tyre Lear Kurti vdiq nga dhuna e policisë.
Advertisements
Gazetarja Topalli ka fajësuar politikën për të gjitha ngjarjet që ndodhin në vend, dhe për këtë gjë ne duhet të ngrihem dhe të protestojmë.
REAGIMI:
Shqipëria, atdheu im dhe i juaji, pra atdheu ynë, në 32 vjet demokraci ( p.s nëse mund ta quajmë të tillë), është përballur me rrokada të njëpasnjëshme, politike e policore. Dhe për fat të keq, dekadë pas dekade, është përballur edhe me një fenomen të jashtëzakonshëm, atë të eksodit të të rinjve dhe herë-herë edhe të moshave të rritura apo familjeve të tëra.
Advertisements
Në 32 vite demokraci, kemi parë të arrestohen ministra, kryetarë bashkish e zyrtarë të tjerë shtetërorë.
Kemi parë të ikin mjekët, mësuesit e policët.
Kemi parë motrat e vëllezërit tanë të ikin përditë.
Kemi parë veç largimin, por nuk kemi mundur të shohim ende ndryshimin.
Shkaktari kryesor i të gjitha këtyre sa përmenda më lart, është vetëm një, POLITIKA.
Politika është ajo që me veprimet dhe mosveprimet e saj, lejon të ndodhin ose jo, shumë gjëra.