Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Milloshevë të Prishtinës, ku për pasojë një këmbësore ka humbur jetën.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Advertisements
Sipas Borovcit, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 19:00.
“Rreth orës 19:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit një këmbësore ka humbur jetën”, ka treguar Borovci.
Advertisements
Tutje ai ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e trafikut rrugorë dhe se tashmë kanë nisur hetimet në lidhje me këtë aksident, përderisa nuk ka dhënë ndonjë informatë për të arrestuar.