Një 18-vjeçar u kap duke dërguar një sasi armësh drejt Greqisë. Shtetasi me inicalet O.S. u arrestua pasi nuk i ndaloi thirrjeve të policisë për kontroll. Edhe pse ka tentuar të largohet, i riu është neutralizuar menjëherë nga forcat e rendit. Në automjet iu sekuestruan 1 armë zjarri pushkë automatike, municion luftarak dhe 2 fitila zjarrpërcjellës. Hetimet ndaj tij po kryheshin prej 1 muaji.

Ai do të gjykohet në Gjykatën e Korçës për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Advertisements

“Në bazë të informacioneve të siguruara gjatë periudhës hetimore, se disa shtetas po tentonin të trafikonin armë zjarri nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe në lagjen nr. 10, Korçë, lokalizuan automjetin tip “Mercedes-Benz”, me të cilin dyshohet se do të transportoheshin armë zjarri.

Punonjësit e Policisë i kanë bërë me shenjë shtetasit O. S., që të ndalonte automjetin, por ai nuk iu është bindur urdhrit të tyre dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi, por është kapur dhe ndaluar menjëherë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjetën 1 armë zjarri pushkë automatike, municion luftarak dhe 2 fitila zjarrpërcjellës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuuar si të implikuar në të”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisements