Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Një 32 vjeçar ka plagosur veten me armë, të cilën e kishte pa leje. I plagosuri është Armand Hoxha dhe ka plagë të lehta në këmbë. 32 vjeçari është arrestuar dhe akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve”.

Njoftimi i policisë:

Advertisements

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”, shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, pasi dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur lehtë, në këmbë, me një armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme në lidhje me këtë rast.