Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me sherrin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se 40-vjeçari Mexhit Hyskaj ka hyrë brenda një berberhaneje dhe ka goditur me thikë dy persona dhe veten e tij.

Advertisements

Të plagosur janë punonjësit e berberhanes Kevin Nuredini 23 vjeç dhe Ervis Sejko 35 vjeç.

Ende nuk dihet motivi i këtij sherri të përgjakshëm. Policia ka vënë në pranga autorin, ndërsa dy punonjësit e berberhanes janë transportuar në spital.