198 punonjës të një ndërmarrje amerikane kanë shumë arsye për të qenë të lumtur këtë Krishtlindje.

Shefi i tyre i “tro nditi” me surprizën e madhe që kishte planifikuar për ta këtë fundvit. Siç bëhet e ditur, kompania në Maryland tregoi surprizën e fundit të festave kur njoftoi një fond total prej 10 milionë dollarësh që do të ndahet midis 198 punonjësve.

Advertisements

“St. John Properties”, një firmë e pasurive të patundshme në Mid-Atlantik tha se shpërblimi vine pas punonjësit kishin arritur objektivat e kompanisë.

Bonusi i befasishëm u njoftua nga themeluesi dhe kryetari Edward St. John të shtunën, në festën vjetore të kompanisë në Baltimore.

Advertisements

Duke i falënderuar shefi tha: “Për të festuar arritjen e qëllimit tonë, ne donim t’i shpërblenim punonjësit tanë.

Unë jam mirënjohës për secilin nga punonjësit tanë, për punën dhe përkushtimin e tyre të palodhur. Nuk mund të mendoja një mënyrë më të mirë për ta treguar këtë”.