Kreu i PD, Sali Berisha bën thirrje për një tjetër protestë për 32-vjeçarin Leart Kurti, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë pasi u arrestua nga policia.
Berisha thotë se protesta do të mbahet pasditen e sotme në orën 18:00, teksa shkruan “protestë e fuqishme për vdekjen me dhunë të të riut, Lear Kurtit nga policë”.
Advertisements
“Sot, në ora 18:00, protestë e fuqishme për vdekjen me dhunë të të riut, Lear Kurtit nga policë banditë të droguar të Ramës-Çuçit, dhe vrasjen e tij për së dyti nga krimineli i tyre me uniformë, Ardi Veliu. Sb” shkruan Berisha në postimin e tij.
Kujtojmë që opozita akuzon policët për vdekjen e të riut, ndërsa në ekspertizë thuhej se i riu ndërroi jetë pasi kishte gëlltitur dy qese kokainë, dhe se mbizoza i ka shkaktuar arrest kardiak.