Një shqiptar i lindur në Shqipëri 38 vjet më parë dhe banues në Belluno, ka dhunuar dhe ofenduar prej vitesh gruan e tij veriore.
“Duhet të largohesh nga kjo shtëpi, nuk të duroj më, nuk mund të ikësh e gjallë nga këtu, do të të përplas kokën pas murit”, kështu i shprehej gjithmonë shqiptari gruas së tij e cila i ishte kthyer jeta në makth.
Advertisements
Shpesh herë, shqiptari i cili ishte gjatë gjithë kohës tapë me alkool e rrihte gruan e tij edhe në sy të vajzave të tij të vogla.
Gruaja e shqiptarit e cila prej vitesh dhunohej dhe nuk kishte ngritur zë tashmë ka gjetur strehim në një qendër kundër dhunës ku ka denoncuar burrin e saj.
Advertisements
Nga viti 2020 e deri dje 38-vjeçari nënë efektin e alkoolit ka dhunuar dhe ka fyer gruan e tij edhe për origjinën e saj në veri të Shqipërisë, ku nuk i ka kursyer epitetet si “rruspie” dhe “bastarde”.
Më 9 tetor 2020 rreth orës 9, kur gruaja e frikësuar nga reagimet e mundshme të bashkëshortit të saj në gjendje të dehur u detyrua të kërkonte ndihmë duke telefonuar 113.
Policia qetësoi ujërat, por vetëm për disa orë burri i hodhi një shishe me ujë gruas së tij, e goditi me grusht në ballë duke i bërtitur: Ik, dil, se do të të bëj copa.
Në atë kohë gruaja u largua nga shtëpia por burri i saj shqiptar e kërcënonte nëse nuk kthehej.
Më 26 tetor 2020, ai i bëri një video-telefonatë ku kërcënonte se do të bënte vetëvrasje.
Në janar të vitit 2021, 38-vjeçari u zhvendos pranë strehës ku jetonte gruaja me vajzat e vogla.
Ai kishte shkuar dhe i kishte rënë ziles në shtëpinë e tyre duke kërcënuar se nëse nuk do e hapnin derën ai do thyente dritaren.
Në përfundim të procesit gjyqësor, gjyqtarja Angela Feletto e dënoi bashkëshortin dhunues me 2 vite burg dhe 7 mijë euro dëmshpërblim për gruan e tij.