Cardi B është një nga reperet më të njohura dhe të suksesshme në botë. Por, para se të bëhej një artite me famë botërore ajo ka qenë stiptiste.

Dhe pikërisht në një club striptizmi e ka njohur edhe reperi shqiptar Don Phenom. I ftuar në Top Albania Radio ai tha se e ka takuar Cardi B kur ajo sapo kishte lënë atë punë dhe kishte regjistruar albumin e parë.

Advertisements

“Kemi shkuar te një ‘strip club’ dhe në atë kohë e shkreta sa e kishte lënë atë punë dhe kishte filluar duke regjistruar albumin e saj të parë. Rastësisht kishte ardhur atë ditë.

Gabimin më të madh që kam bërë ka qenë që nuk i kam bërë foto ta shihnin sa keq ishte veshur atë ditë (qesh). Më keq se shumë nga këngëtaret tona.

Kemi pasur ca shokë, ata kanë me foto dhe video që kanë ndejtur me të më para. Është një video në YouTube ku mund ta shikoni që Cardi B flet shqip”.

Advertisements

Më tej gjatë intervistës, Don Phenom foli edhe për jetën private. Duke treguar se ka jetuar në New York që në moshën 10 vjeçare, ai tha se për herë të parë ka shkruar një tekst kur ka qenë 6 vjeç në Shkodër dhe i ka bërë ‘diss’ mësueses.