Një 36-vjeçar shqiptar është plagosur teksa nga rënë nga një skelë në rreth 4 metra lartësi në vendin e punës në Montini në Travagliato të Italisë.

Sipas bresciatoday, ngjarja ka ndodhur pak pas orës 15:00 të së shtunës, ku i riu ka qenë duke kryer një kontroll rutinë të disa implanteve brenda kompanisë, kur pasi ka humbur ekuilibrin, ka rënë në zbrazëti, duke pësuar një dëmtim të rëndë në kokë.

Advertisements

Pasi dëgjuan zhurmën, kolegët mbërritën dhe menjëherë thirrën ambulancën, shërbimi i shpëtimit me helikopter mbërriti nga Bergamo, i cili e transportoi menjëherë të plagosurin në Poliambulanza në Brescia, ku u shtrua në terapi intensive.

Krahas punonjësve shëndetësorë, ndërhynë zjarrfikësit, karabinierët e grupit Radiomobile të Chiarit, të cilët do të jenë përgjegjës për respektimin e të gjitha rregullave të sigurisë në vendin e punës.