Indrit Ndoji, 34-vjeçari që u gjet i vrarë në kanal këtë paradite në Fushë Krujë, kishte folur me nënën e tij para më shumë se 24 orësh. Mësohet se e ëma e të riu ka deklaruar se e kishte pyetur të birin nëse do të shkonte në shtëpi në mënyrë që t’i bënte bukën dhe 34-vjeçari i ka thënë se do të vijë. Por, ky premtim nuk është mbajtur nga Ndoji, i cili është përballur me dosa persona që e kanë dhunuar, e kanë qëlluar me armë zjarri në këmbë dhe më pas e kanë hedhur në kanal, ku dhe u gjet sot i pajetë.

Nëna e Ndojit ka treguar për oficerët e policisë se familja e tyre nuk ka asnjë konflikt dhe se nuk e ka idenë se me kë mund të jetë përplasur djali i saj e se kush mund ta ketë vrarë.

Advertisements

Hetimet vijojnë dhe nga kompanitë telefonike janë kërkuar gjithashtu tabulatet në mënyrë që zbulohen personat me të cilët i riu ka kontaktuar para se të ekzekutohej. Ai i shte në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ në momentin që u vra, pasi ishte arrestuar me emigrantë të paligjshëm në muajin shtator.