Sipas një kontrolli të policisë rezulton se në një automjet tip BMW në përdorim nga Mark Frroku, janë gjetur dy pistoleta.

Gjatë kohës së gjetjes së armëve të zjarrit, Frroku nuk ka qenë i pranishëm, por vetëm shoferi i tij.

Advertisements

Ky i fundit ka thënë se pistoletat ishin të tijat.

Pistoletat janë gjetur në automjetin me targa AA 008 EJ të ish-deputetit Frroku. Ndërkaq është arrestuar shoferi i tij, Albert Prendi.

Njoftimi i policisë:

Advertisements

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në bulevardin “Migjeni”, një shtetas po qarkullonte me armë zjarri në automjet, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Bulevardi”. Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Albert Prendi, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.