Një aksident tragjik ndodhi në Gjirokastër ku Estien Dine, 24-vjeç, oficer policie përplasi për vdekje një fëmijë 12- vjeçar.

Ngjarja tragjike u regjistrua të shtunën në fshatin Valere të Gjirokastrës, por nuk u mbyll vetëm me aksidentin.

Advertisements

Dine kishte lidhje familjare me të voglin që ndërroi jetë dhe pasi ka kuptuar tragjedinë që ka shkaktuar, ka tentuar të kryejë vetëvrasje. Efektivi i Policisë drejtonte automjetin me shpejtësi të lartë dhe në ka përplasur tre fëmijë që sapo kishin dalë nga shkolla, mes tyre dhe 12-vjeçarin e familjes Isufi.

I vogli është goditur nga pasqyra e krahut të djathtë dhe më pas fëmija është përplasur me shtyllën e tensionit, gjë që ka qenë fatale për jetën e tij.

Fëmija që humbi jetën ishte djali i madh i familjes Isufi në fshatin Valare, ndërsa kanë edhe një fëmijë tjetër më të vogël rreth 8 vjeç.

Advertisements

Në gjendje të vështirë ekonomike, babai i të ndjerit punonte si roje objekti.

Efektivi vetë është dërguar fillimisht në spital pasi ka tentuar vetë vrasjen dhe më pas është arrestuar.