Fieri i ka dhënë sot lamtumirën e fundit një prej përsonaliteteve më të shquara në fushën e artit muzikor.
Nikollaq Bulo, kompozitori i mirënjohur i qindra këngëve për fëmijë e të rritur, popullore apo dhe qytetare është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare.
Advertisements
Bulo mban autoresine e krijimit të Bandës Frymore të qytetit Fierit, Orkestrës Simfonike të këtij qyteti, Ansamblit Myzeqeja, është kompozitor i mirënjohur në shkallë vendi dhe pjesëmarrës si i tillë ne shumë prej festivaleve të RTSH. Ai është nismëtari i festivaleve për fëmijë e të rritur në Fier.