Altin Celami është 43-vjeçari, ushtar në repartin e Pezë, Helmes, i cili ishte pjesë e grupit kriminal në Durrës. Ai u arrestua ditën e djeshme dhe po gjykohet në të njëjtën dosje me Indrit Beqirajn dhe Gentian Beqirajn, dy vëllezërit e penduar të drejtësisë.

Altin Celami akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”. Hetuesit kanë zbuluar se ushtaraku kishte blerë dy armë zjarri në Durrës ndërsa po hetohet rreth pistave të ndryshme, nëse është porositur dhe i kishte për llogari të dikujt apo motiv tjetër.

Advertisements

Kujtojmë se dy vëllezërit Beqiraj, rrëfyen para policisë, të gjitha porositë që kishin marrë për vrasje. Ata treguan për masakrën në Don Bosko dhe për urdhërin e marrë për vrasjen e Rrumit të Shijakut.