Ish-këshilltari i presidentit Donald Trump, Steve Banon është dënuar me 4 muaj burg dhe një gjobë prej 6500 dollarësh për shpërfillje të Kongresit.

Banon u shpall fajtor për shpërfillje të Kongresit në muajin korrik, pasi injoroi thirrjen e Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve të 6 Janarit për të dëshmuar.

Advertisements

Banon u lirua në pritje të Apelit. Nëse Apeli nuk realizohet, Bannon ka kohë të vetëdorëzohet deri më 15 nëntor, tha gjykatësi Carl Nichols. Departamenti i Drejtësisë rekomandoi më herët një dënim prej gjashtë muajsh burg dhe një gjobë 200 mijë dollarë për ish-ndihmësin e Trump, Steve Bannon për shkak se refuzoi të dëshmonte para Komisionit të Përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve që hetonte trazirat e 6 Janarit.

“Dua t’ju falënderoj të gjithë ju djema që erdhët. Mos harroni këtë regjim të paligjshëm, dita e gjykimit të tyre është në tetë nëntor kur përfundon administrata e Biden. Unë dua t’ju falënderoj të gjithëve që keni ardhur”, tha Bannon duke hyrë në gjykatë këtë të premte.