Deri më sot kemi dëgjuar dhe parë raste nga më të ndryshme të vjedhjeve që janë bërë në këtë vend, por ky që do lexoni më poshtë nuk është aspak i zakontë.
5 të rinj në Kamëz janë kapur me “presh në duar” duke vjedhur dy lopë që janë në në pronësi të Universitetit Bujqësor Tiranë.
Advertisements
Policia i ka kapur në flagrancë dhe ka bërë të ditur inicialet e tyre, ata tashmë gjendnen në rajon dhe shumë shpejt do dalin në gjykatë për t’u njohur me vendimin.
Nuk përjashtohet hipoteza që këta të rinj të jenë edhe autorë të vjedhjeve të tjera. Të rinjtë e ndaluar janë të moshës nga 16-26 vjec.
Po për cfarë i deshën lopët? Këtë ende nuk e dimë, por për ta shitur pasi dihet që cmimi i gjësë së gjallë është rritur ndjeshëm këto kohët e fundit.
Advertisements
Gjithashtu është sekuestruar edhe një autmojet që dyshohet se është përdorur nga autorët për planin e tyre për të “rrëmbyer” dy lopët e shkreta.