Tashmë ka nisur zyrtarisht spektakli më i madh i kërcimit “Dancing With The Stars”. Bora Zemani e cila është dhe prezantuesja e programit, ka djegur skenën më performancë ne saj në hapjen e spektaklit me trupën e baletit.Me një veshje vezulluese dhe si një profesioniste e vërtetë, moderatorja arriti të rrëmbejë vëmendjen e të gjithë publikut, marrë parasysh faktin që Bora ka ushturuar balet për shumë vite dhe dalja e saj e parë në televizion ka qenë si velinë.
Advertisements
Bora ishte e ftuar në puntatën e parë të sezonit të dytë në “Më lër të flas” ku tregoi si e priti propozimin për të qënë pjesë e spektaklit. Moderatorja zbuloi se kur ishte e vogël e ka imagjinuar veten ta prezantojë.
“Fillimet e reja janë gjithmonë shumë të bukura, ky është një nga programet që e kam pëlqyer gjithmonë që kur isha e vogël thoja “a do ta prezantoj unë.” Plus kam studiuar edhe balet dhe e ndjej veten shumë mirë aty”– tha Bora.
Advertisements
Përsa i përket intervistave, Bora përgjatë kësaj periudhe nuk është parë në asnjë emision dhe të flasë për veten e saj. E pyetur nga Romeo se përse vendosi të flasë në programin e tyre ajo tha:
“Përveç pjesës që e shpjeguam që mu lutët shumë, dhe ju luta unë pastaj, realisht mendoj që ishte vendi i duhur për të dhënë një intervistë. Edhe nuk kam pasur asgjë të re nga ana profesionale që të flisja. Kjo është një nga arsyet: arsyeja e parë promovimi i një projekti shumë të madh. Ky muaj është edhe muaji që mund të rrumbullakosë edhe një moment shuëm të rëndësishëm për mua por dhe Donaldin, takimi i famshëm në Big Brother. Një arsye tjetër është, pse të mos jem me dy ish-kolegët e mi”– tha ajo.