Vdekja e të riut Lear Kurti vazhdon të mbetet temë dite në media.
Pas vdekjes, në njoftimin zyrtar bëhet me dije se nga këqyrja e kufomës në prani të stafit mjeko-ligjor, nuk rezulton që në trupin e viktimës të ketë dëmtime apo shenja dhune.
Advertisements
Në kyçe konstatohen shenjat e krijuara në momentin e prangosjes. Nga autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore, rezultoi se në stomakun e viktimës është gjetur një qese plastike e çarë me ngjyrë të bardhë me përmasa 5×5 cm, e dyshuar si ambalazh i lëndës narkotike, e cila i është nënshtruar ekzaminimit në Institutin e Policisë Shkencore.
Gjithashtu nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, vijojnë ekzaminimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Në studio ishte i ftuar një mik i të ndjerit, Andi Llabuti, i cili tha se 32-vjeçari ka qenë një person “i qetë dhe i qeshur”. Ai u shpreh se trupi i pajetë i tij i është dorëzuar familjes pas autopsisë, por komplet i mbyllur.
Advertisements
“Nuk është lejuar që ta hapin, por vetëm që të bëjnë vajtimin. Kush është ai që nuk do që të shohë të birin? Unë kam qenë vetë te Trauma, aty ka qenë gjatë gjithë kohës i ati, të cilin nuk e kanë lejuar që ta fusin brenda”, tha Llabuti.
Pjesë nga intervista:
Çfarë djali ishte?
Njeri i rregullt, nuk kishte probleme në lagje apo shoqëri. I qeshur dhe i qetë. Me shkrim nxirrte perla, shkruante. Atë pak që shkruante, godiste. Mund të mos ishte i mirë me mësime. Shkruante edhe për batutë, mendon diçka dhe i del një perlë.
Kur e ke takuar për herë të fundit? E dije me çfarë merrej?
Kam 2-3 vite që nuk e takoj, që kur nuk jetoj te zona e tij. Kam pyetur miqtë e tjerë dhe më thanë se ishte pa punë
Përdorte drogë?
Nuk përdorte. Me aq informacione që mblodha, më thanë se nuk i është futur asaj rruge.
Është arrestuar ndonjëherë?
Unë personalisht nuk e di se është arrestuar. Nëse ai është marrë me lëndë narkotike dhe nuk është arrestuar, atëherë turp për policinë. Por nëse është arrestuar, atëherë pse të komentohet sërish. Pse duhet të kapen se është marrë me lëndë.
Çfarë do bëjë familja e tij tani?
Unë takova miq të tij dhe u thashë mos bëni asnjë veprim për homazhet, por bëni një tjetër autopsi dhe në këtë rast mund që të paktën të dalë e vërteta dhe të marrësh dëmshpërblim. Ishte si të flisje në ajër, se ishin të shokuar. Ata thanë do mendojmë një moment të dytë.