Elidon Çela është shoferi i autobusit në të cilin u gjendën këtë të premte 500 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit.
Advertisements
Ai është njëkohësisht edhe pronari i agjencisë “Buon Aventura”, kompanisë që transoportonte pasagjerë në autobusin ku u gjet valuta e huaj.
Advertisements
Kompania e tji, ka seli në Lushnje dhe Padova të Italisë. Në momentin e kontrollit në port, autobusi ka qenë me pasagjerë.
Mësohet se Çela është kapur edhe më parë me para të padeklaruara po në port, por në sasi më të vogël.
Gjithashtu, ai ka sjellë edhe mallra të vjedhura.
Kontrolli i imtësishëm nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar i DVP Durrës, u krye si rezultat i një hetimi njëmujor të kryer nga Policia Kriminale e DVP Durrës, për mundësinë e futjes së një shume të madhe eurosh në vendin tonë, nëpërmjet këtij porti.