Cërrik- Aksidenti i trishtë në aksin Cërrik-Belësh. Një automjet tip Fuoristradë ka marrë përpara tufën me bagëti duke shkaktuar vrasjen e disa krerë me dele.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Shalës.

Advertisements

Mjeti që po udhëtonte në këtë aks rrugor. U përplas me kopenë. Por edhe pse është përpjekur të frenojë, disa krerë bagëti kanë hyrë nën rrota duke ngordhur menjëherë në vendngjarje.

Ngjarja ka prekur tej mase pronarët që kanë nisur të qajnë me lot bagëtitë e gjora.

Aksidenti shkaktoi përkohësisht radhë të automjeteve.

Advertisements

Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila kreu veprimet proceduriale për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti.