Një tragjedi ka ndodhur në Bashkinë Amfiklia në Greqi ku një 90-vjeçar është vetëvrarë mesditën e sotme.

Në bazë të dëshmive të bashkëfshatarëve të tij, po atë mëngjes ai kishte shkuar në kafenenë e fshatit dhe i kishte përshëndetur të gjithë. Teksa po largohej , ai i pyeti nëse do të shkonin në funeralin e tij, me njerëzit atje që e ‘ngacmonin’ pasi nuk besonin se ishte serioz.

Advertisements

Fatkeqësisht, 90-vjeçari kishte marrë vendimin e tij dhe madje kishte njoftuar disa nga të afërmit e tij, duke i ftuar në varrim. Para se të mund të konfirmonin dhe të kontrollonin nëse ishte serioz në atë çfarë kishte shprehur, i moshuari kishte shkuar brenda shtëpisë ku jetonte i vetëm në Paleochori Dorieon, mori armën e gjahut që kishte dhe kreu vetëvrasjen.

Ai ishte shumë njeri i mirë dhe dinjitoz, siç e përshkruan ata që e njihnin. Në vendngjarje kanë mbërritur makina patrullimi në Amfiklia për të shqyrtuar të gjitha provat, për zbardhjen e rastit që ka futur në zi komunitetin lokal.